Misioni: Shkolla jonë do të tentojë që puna në shkollë të bazohet në bazë të të drejtave të
fëmijëve dhe multikulturalizmit si dhe me përfshirjen e inkluzivitetit ku çdo fëmijë do të
përparojë sipas aftësive individuale dhe zhvillimin e aftësive për të drejtat, obligimet si dhe
respektimin e ndërsjelltë. Do të mundësojmë arsim cilësor me çrast nxënësit do të mund të
fitojnë dituri, aftësi si dhe shkathtësi të cilat janë të nevojshme për funksionim të përditshëm.
Visioni: Shkolla jonë është mjedisi i cili e përkrah zhvillimin individual të nxënësve , i respekton
gjinitë, religjionet si dhe përkatësinë e ndryshme të etniteteve.Vizioni ynë është është të
bëhemi shkollë, model në vend dhe në rajon e njohur për promovimin e stilit të jetës dhe për të
krijuar qytetarin e formuar globalisht.
Qëllimi: Përfitimi i diturive të përhershme dhe aplikuese si dhe aftësimi i nxënësve për jetën e
mëtutjeshme dhe zhvillimin individual.